Rama: Vazhdon puna për rindërtimin e spitaleve nga veriu në jug

Rama: Vazhdon puna për rindërtimin e spitaleve nga veriu në jug

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se po vazhdon puna për rindërtimin e spitaleve moderne nga veriu në jug.

Kryeministri përmes një video nga kantieri i shëndetësisë, bëri të ditur se po punohet për garantimin e një infrastrukture moderne dhe me standarde.

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në Tiranë, Materniteti i ri i Beratit, Spitali i Kukësit, ndërkohë që vijon puna në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” Tiranë.

Janë disa kantieret në shëndetësi duke nisur nga Pediatria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të vijuar me Pediatrinë e Spitalit të Durrësit.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka investuar në rrjetin e materniteteve të reja në spitalet rajonale, si pjesë e korpusit spitalor, investime që nuk kryheshin prej dekadash në shërbimin shëndetësor.

Të tilla janë Materniteti i ri i Kukësit, Materniteti i ri i Lezhës dhe Materniteti i ri i Beratit.

Një tjetër investim madhor është edhe ndërtimi i Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy