Rama tek “5 Maji”: 100 familjet e para futen në shtëpitë e reja

Rama tek “5 Maji”: 100 familjet e para futen në shtëpitë e reja

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që në ditën e fundit të 2021, ndodhet sot në lagjen  ‘5 Maji’ në Tiranë, ku do të kthehen sot në banesat e tyre të reja 100 familjet e para, duke bërë me dije se në vijim numri do të shkojë në 11 mijë familje.

Rama është shprehur se kjo do të jetë një ndër lagjet më moderne në Tiranë, bashkë me atë të Kombinatit. Sipas tij në këtë lagje nuk do të ketë vetëm shtëpi por edhe institucione të tjera që do të ndihmojnë që jeta sociale të jetë shumë aktive.

Kjo lagje së bashku me lagjen e Kombinatit do të jetë lagjia më moderne e Tiranës për disa vite ku gjejnë strehë dhe familje që ishin në kushte mizerabël dhe pa infrastrukturë. Disa me prona dhe disa pa prona fare dhe për të gjithë programi dha një rrugë dhe mundësi duke u afruar shumë më tepër dhe familjet e tyre të sistemohen për bukuri falas, pa asnjë kokërr leku nga xhepi i familjeve.

Për shkak të interesave të ndryshme politike, procesi është vështirësuar pasi ata kanë stresuar dhe futur në ankth kaq shumë familje dhe kanë futur frikën tek komunitetet që nga kombinati që çfarë nuk shpikën e deri te 5 Maji, nga Tirana, në Kavajë, Vorë, Durrës, laç, Kurbin Lezhe e deri në Mirditë, jo nuk do të ndërtohen shtëpitë kurrë, jo do i marrin tokat dhe do i bëjnë vila për vete, jo do u prishin ju dhe do u japin oligarkëve.

Në kuadër të politikës dhe përfitimit të tyre kanë bërë të vështirë këtë proces, shumë njerëz në Kombinat akoma rrinë me idenë se do të shkojnë oligarkët dhe do u marrin pronat oligarkëve. Në këtë lagje nuk do të ketë vetëm banesa, por do të ketë, shkolla, kopshte, cerdha, qendra shëndetësore, do të ketë jetë nate, parqe.

Ndërsa Zëvendëskryeministri dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në fjalën e tij tha se janë rreth 50 mijë familje që kanë përfituar nga procesi i rindërtimit, ndërsa shtoi se kjo lagje tashmë do të jetë një nga qendrat e reja të kryeqytetit.

Janë rreth 50 mijë familje, që kanë përfituar nga procesi i rindërtimit. Projekti i “5 Majit” lindi një ditë pas ditës së tërmetit, kur kryeministri vendosi që rindërtimi të ishte me parimin ndërto më mirë, më bukur e më fort. Kjo lagje do jetë një nga qendrat e reja të Tiranës, me një stil që i përket të ardhmes. Familjet që do të jetojnë këtu do të kenë një shtëpi më të mirë, më të bukur dhe më të fortë.

Dua të falënderoj njësinë e rindërtimit në Bashkinë e Tiranës, që kryeministri i besoi një nga projektet më të mëdha të rindërtimit. Këtu është ushtruar një nga modelet më sociale, ku qeveria ka vendosur t’i japi të gjitha kurorave brenda një familjeje shtëpi më vete. Këtu është edhe modeli i ri i strehimit, ku qeveria po e ushtron me atë që ne i referohemi shpronësim me shkëmbim Ne ditën 1 të pas tërmetit premtuam, këto janë fjalë të mbajtura, është premtim i mbajtur dhe puna flet vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy