Ministri i Jashtëm britanik: Duhet strategji e përbashkët për fitoren e Ukrainës

Ministri i Jashtëm britanik: Duhet strategji e përbashkët për fitoren e Ukrainës

Ministri i Jashtëm David Lammy tha gjatë një interviste për BBC se Britania e Madhe është ende duke diskutuar me aleatët nëse do të lejojë Ukrainën të lëshojë raketa me rreze të gjatë veprimi në Rusi.

Sipas Lammy-t asnjë armë e vetme nuk mund të fitojë një luftë.

Më tej, ministri tha se është e   rëndësishme që vendet që mbështesin Ukrainën të kenë një strategji të përbashkët për të fituar.

Ukraina tashmë ka furnizime me raketa me rreze të gjatë veprimi nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Franca, por për momentin lejohet t'i gjuajë ato vetëm në objektiva brenda kufijve të saj.

Presidenti Zelensky ka kërkuar prej muajsh që këto kufizime të hiqen në mënyrë që Ukraina t'i përdorë ato kundër objektivave brenda Rusisë.

Ka pasur indikacione të forta se SHBA dhe Britania e Madhe janë të gatshme të ndryshojnë pozicionin e tyre.

Megjithatë, asnjë konfirmim nuk erdhi pas bisedimeve midis kryeministrit Sir Keir Starmer dhe Presidentit të SHBA Joe Biden në Uashington të mërkurën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy