Foto / Shkodër /  Arrestohen dy persona me armë pa leje

Foto / Shkodër / Arrestohen dy persona me armë pa leje

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas të cilët mbanin pa leje 2 armë zjarri “Pistoleta”.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara, në akset rrugore apo në banesa të dyshuara, gjatë 24 orëve të fundit u evidentuan dhe u goditën 2 raste të “Armëmbajtjes pa leje”.

Në këtë kuadër u arrestuan në flagrancë shtetasit : Afrim Daku, 50 vjeç, banues në fshatin Dobraç në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij me të cilin po lëvizte, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë “SIG SAVER P250”, me krehër me fishekë. Gjithashtu edhe Anton Plepi, 21 vjeç, banues në fshatin Bardhaj në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë “Zastava”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy