Basha: Keqqeverisja e Ramës i kushton 600 milionë euro shtetit

Basha: Keqqeverisja e Ramës i kushton 600 milionë euro shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Rama se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 600 milionë euro. Në një postim në “Facebook”, Basha shkruan se raporti i  KLSH-së tregon se dëmi ekonomik është shkaktuar nga keqqeverisja dhe abuzimi në dogana, tatime dhe tendera.

“Raporti i sapo bërë publik i Kontrollit të Lartë të Shtetit shpjegon në detaje se dëmi ekonomik i shkaktuar nga keqqeverisja dhe abuzimi vetëm në dogana, tatime dhe tendera është afro 600 milionë euro. Është tjetër tregues skandaloz i një qeverisje qëllimi i vetëm i së cilës është grabitja e parave dhe pasurive të vendit. Në shfaqjen e tij tragji-komike Edi Rama është duke bredhur në Shqipëri për t’ju kërkuar njerëzve të denoncojnë ata që abuzojnë me detyrën. Nëse e ka seriozisht le të marrë raportin e KLSH-së dhe të pushojë dhe ndjekë penalisht drejtuesit e doganave, tatimeve dhe prokurimeve, dhe ministrat e funksionarët e tjerë publikë që kanë shkaktuar këto dëme. Por kjo nuk ka për të ndodhur, sepse në fakt Edi Rama është vetë shembulli dhe kampioni i abuzimit me detyrën dhe pasuritë publike për interesat e tij dhe klientëve të tij”, shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy