Rezoluta për Srebrenicën/ Milo: Taktikë politike për të shtuar kreditet për Berishën (VIDEO)

Rezoluta për Srebrenicën/ Milo: Taktikë politike për të shtuar kreditet për Berishën (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, për rrëzimin e rezolutës së paraqitur nga një grup deputetësh demokratë, ku kërkohej njohja e masakrës së Srebrenicës si gjenocid, thotë se masakra e Srebrenicës ka ndodhur mbi 30 vite më parë dhe  problemi është çfarë ka bërë Shqipëria në kohën kur ndodhi kjo masakër.

Për MCN Tv ai deklaroi se pse në vitin 1995 parlamenti shqiptar, Presidenti i asaj kohe Sali Berisha dhe qeveria e asaj kohe nuk e dënuan zyrtarisht me një rezolutë, nuk i pengonte askush.

Kam qenë në Kuvend në atë kohë dhe po të kishte një iniciativë për ta miratuar një rezolutë në Kuvendin e asaj kohe, nuk do të kishim këtë diskutim. Parlamenti shqiptar i kishte të gjitha atributet në kohën kur ndodhi ngjarja. Pse nuk u bë atëherë? Kjo nuk do të thotë që nuk do të bëhet më vonë.

Kjo çështje doli në rend dite, për shkak se Serbia nuk e ka dënuar, përkundrazi e ka mbrojtur në një mënyrë ose një tjetër. Duke e dënuar atë masakër në atë kohë siç e dënoi gjithë opinioni ndërkombëtar, bënte sens. Srebrenica e acaroi situatën dhe bëri që ndërkombëtarët të përshpejtojnë ndërhyrjen.

Risjellja në vëmendje sot e masakrës së Srebrenicës përtej ndjeshmërisë së opinionit publik për të dënuar krimet e ndodhura në çfarëdo kohe gjithmonë ka kohë për të dënuar ngjarje të tilla kriminale.

E sjell sot në kontekstin politik në Shqipëri nga një pjesë e opozitës shqiptare tingëllon si një taktikë politike për të vënë mazhorancën përpara një pozite të vështirë përballë opinionit publik dhe në mënyrë të veçantë ndaj shqiptarëve të Kosovës, që janë shumë të ndjeshëm për krimet e pandëshkuara serbe.

Është një taktikë politike për të shtuar kreditet për lëvizjen politike të Sali Berishës dhe për të vënë mazhorancën në një pozitë të vështirë.

Milo shtoi se mazhoranca mund ta kishte administruar më mirë këtë proces, por nënvizoi se kjo është lojë politike.

Sipas tij, është një ngjarje që nuk e beson se mund të ketë vëmendje të madhe sa i përket opinionit ndërkombëtar, apo edhe të brendshëm dhe rajonal.

Ngjarja është në kontekst të luftës së brendshme politike në Shqipëri. Nëse do kishte ndodhur para një muaji dhe nuk reagonte Kuvendi, atëherë do ishte e rëndë por e rikthyer në vëmendje pas 33 vitesh, nuk e ka atë forcë goditëse dhe atë ndikim në opinion.

Në lojën politike brenda në Shqipëri qoftë opozita edhe mazhoranca duan që të mos i lënë terren bosh kundërshtarit politik për të keqpërdorur një ngjarje famëkeqe. 

Nuk duhet gjykuar se duke mos e mbështetur mazhoranca këtë rezolutë ajo del në krahë të Vuçiç apo kriminelëve serbo-boshnjakë. Problemi është pjesë e lojës politike këtu në Shqipëri, përpjekje për ta nxjerrë nga konteksti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy