Përplaset helikopteri rus në Siberi, humbin jetën 18 persona (VIDEO)

Përplaset helikopteri rus në Siberi, humbin jetën 18 persona (VIDEO)

Tetëmbëdhjetë vetë kanë vdekur pas rrëzimit të helikopterit në Siberinë veri-perëndimore, thonë zyrtarët.

Ministria e emergjencave të Rusisë tha se MI-8 u rrëzua në orën 10:20 lokale (03:20 GMT), rreth 180 km nga qyteti i Igarkës.

Të gjithë ata që ishin në bord duke përfshirë tre anëtarë të ekuipazhit dhe 15 pasagjerë humbën jetë, ndërsa Ministria nuk dha detaje të mëtejshme. 

Helikopteri njoftohet se po i çonte punëtorët në një stacion të naftës, ndërsa një hetim ka nisur pas aksidentit.

Një mosfunksionim teknik dhe një gabimi pilotit mendohet se janë shkaqet e mundshme të aksidentit ajror.

Përplasja ndodhi menjëherë pas ngritjes së helikopterit në fluturim.

Mediat ruse raportojnë për shpërthimin e sy serbatorëve të karburantit të helikopterit. Zjarri që shpërtheu besohet të ketë djegur plotësisht helikopterin.

Helikopteri po transportonte punonjës të kompanisë Vankor, që po merret me nxjerrjen naftës në Siberi, nga vendi i punës deri në bazën e kompanisë.

Ndërkohë, kutitë e zeza nga Mi-8 tashmë është marrë nga vendi i rrëzimit, por gjendja e saj nuk dihet.

80 persona të ekipit të shpëtimit dhe katër avionë janë në vendngjarje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy