Një ditë pas protestës ambasadorja Glover në zyrën e PD/ Basha falenderon qytetarët për protestën e djeshme

Një ditë pas protestës ambasadorja Glover në zyrën e PD/ Basha falenderon qytetarët për protestën e djeshme

Paraditen e sotme drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një takim me Lulzim Bashën.

Glover i shkon Bashës në zyrë një ditë pas protestës së opozitës, ku kjo e fundit kërkoi largimin e Edi Ramës, duke ngulmuar se opozita nuk bën asnjë hap pas.

Merret vesh pas takimit se Basha i ka bërë me dije ambasadores Glover të gjitha denoncimet e PD dhe opozitës së bashkuar për mënyrën sesi u zhvillua procesi zgjedhor më 30 qershor.

Ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha ka falenderuar sot të gjithë ata që u bashkuan dje në protestën e dhjetë kombëtare, kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Basha, garanton se “Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare”.

Sipas tij, “Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë”.

Mesazhi i Bashës

Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!

Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.

#ShqiperiasiEuropa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy