Trupat e pajetë të tre minatorëve kinezë, të zhdukur që prej të shtunës së kaluar në minierën e Kromit në Bulqizë, janë gjetur mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë, sot në mëngjes ka nisur operacioni për nxjerrjen e tyre.
Pas gjashtë ditësh kërkime intensive, forcat e kërkim-shpëtimit kanë mundur të gjejnë në nivelin 21 trupat e pajetë të punëtorëve.
Operacioni ka qenë shumë i vështirë për shkak të rrjedhjes së gazit, por edhe të thellësisë së madhe të nivelit 21 të galerisë.
Minatorët mbetën të bllokuar në galeri pas shpërthimit të gazit metan të shtunën e kaluar.



