Situata në veri, Sheholli: Kanë gisht shërbimet joaleate të Kosovës, nuk duhet të biem në grackat e Serbisë (VIDEO)

Situata në veri, Sheholli: Kanë gisht shërbimet joaleate të Kosovës, nuk duhet të biem në grackat e Serbisë (VIDEO)

Situata e sigurisë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok mëngjesin e së martës është e qetë, thanë nga Policia e Kosovës.

Lidhur me këtë, Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike Fatmir Sheholli në një lidhje skype me MCN Live deklaroi se shërbimet joaleate të Kosovës kanë gisht në këtë në këtë ngjarje. Ai tha se Kosova nuk duhet të bjerë në grackat e Serbisë dhe se shumë njerëz në protestë vinin nga parti serbe të unifikuara.

Shërbimet joaleate të shtetit tonë kanë gisht në këtë që po ndodh në veri të Kosovës duke i futur në qarqe të caktuara dhe banda të caktuara që dje i pamë live që goditnin forcat e NATOs në Kosovë. Kjo s’ka ndodhur më herët, por këto grupe kriminale janë të trajnuara nga vetë Beogradi kanë hyrë brenda dhe kanë vepruar në këtë formë. Ajo që duhet të themi është se ka munguar dhe është cunguar shumë dialogu me serbët në veri, këta s’mund ti quajmë kriminelë, ata janë të barabartë para ligjit si ne dhe në këtë kontekst është dashur që të gjitha institucionet e Kosovës të kenë më shumë komunikim me serbët në veri të Kosovës.

Në vijim ai shtoi se duhet të jemi realë, i dimë arsyet pse kanë ndodhur këto, ka serbë që gravitojnë në të gjitha studiot televizive të vendit tonë dhe ata s’mund ti quajmë kriminelë, unë po e ripohoj natyrisht që Serbia nuk do të ndalet kurrë me dëshirat e saj që Kosovën ta paraqesë si një shtet islamik dhe tashmë si një shtet me probleme.

Në këto gracka ne nuk guxojmë të biem, por ne duhet pavarësisht bojkotit që serbët kanë bërë në veri, duhet të zhvillojmë biseda me qytetarët serbë në atë pjesë, me partitë serbe atje, dhe ajo që ne kemi arritur me këtë qëndrim tonin është se kemi unifikuar të gjitha partitë dhe kjo na bën pak problematik në zgjidhjen e kësaj çështje. Nuk mundet që të ketë legjitimitet në popullatë me atë numër të vogël fitues në zgjedhje. Ata duhet të bashkëpunojmë me serbët sepse jetojnë dhe bashkëpunojnë atje.  Ambasadori amerikan i ftoi kryetarët e komunave që të kenë kujdes sepse unë besoj se pas 2-3 muajsh ne mund të shkojmë sërish në zgjedhje në veri të Kosovës.

I pyetur lidhur me reagimet e ndërkombëtarëve dhe kryeministri Rama për situatën në veri të Kosovës, Sheholli tha se Kosovës i duhet ndihma e partive shqiptare dhe Ramës. Sipas tij, grupe serbe kanë hyrë në Kosovë për të prishur rendin dhe se Rama duhet t’ia bëjë të qartë Vuçiç se nuk ka asnjë punë në Kosovë.

E kemi parë këtë reagim dhe të tjerët, nga SHBA, departamenti amerikan, shtetet e Quint-it dhe Ramës, besoj se këto e kanë një unifikim të çështjes se duhet që në formën sa më të mirë mos ti jepet shkak Serbisë dhe Rusisë që të gjejnë forma të tyre siç dinë ata me shekujt të tërë të veprojnë. Duhet ndihmë e madhe nga Shqipëria dhe faktorëve të tjerë politik në Shqipëri sepse kjo situatë e krijuar ka të bëjë më shumë me aspektin e asaj që quhet pavarësi e republikës sonë sepse ruajta e sovranitetit tonë bëhet duke ruajtur unifikimin dhe vetëm kështu mund të dalim të fituar. Nuk mund të lejojmë që të prishim marrëdhëniet me SHBA dhe mendoj se do ishte shumë mirë një unifikim i përgjithshëm i partive shqiptare veçanërisht Rama që ka këtë marrëdhënie me Vuçiç ti tregojë atij se nuk duhet të ndërhyjë në Kosovë që këmba e ushtarit të Serbisë në Kosovë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë kjo me shpalljen e pavarësisë dhe besoj se Rama mund ta jap një kontribut të tillë. Ne do qëndrojmë pas Albin Kurtit dhe vendimet që ai merr që do jenë racionale lidhur me situatën e krijuar konkretisht në këtë rast në veri të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy