Republikanët e Kongresit po kërkojnë të shohin regjistrat e vizitorëve në shtëpinë e Presidentit amerikan Joe Biden, duke argumentuar se zbulimi i dosjeve të klasifikuara në një nga rezidencat e tij është një rrezik për sigurinë kombëtare.
Biden pranoi të enjten se materiale të ndjeshme u gjetën në garazhin e shtëpisë së tij në Delaware.
Shtëpia e Bardhë iu shmang pyetjes nëse do të jepeshin regjistrat e vizitorëve. Departamenti i Drejtësisë ka caktuar një hetues për të shqyrtuar dosjet.
Në fillim të javës dolën lajme se dokumente sensitive që datojnë nga kur Biden ishte zv.President u gjetën në zyrën e tij private në Qendrën “Penn Biden”, një institut kërkimi në Uashington.
Bëhet fjalë për dy raste të zbulimit të dokumenteve sensitive.



