Dollenberg: Do ndërtohen tre stacione në zonat kufitare me Ukrainën, mjekët do japin ndihmë për refugjatët e luftës (VIDEO)

Dollenberg: Do ndërtohen tre stacione në zonat kufitare me Ukrainën, mjekët do japin ndihmë për refugjatët e luftës (VIDEO)

Përfaqësuesja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, komenton lidhur me një letër të hapur që i është dërguar Presidentit rus Vladimir Putin, nga federata.

Duke folur për MCN TV, Dollenberg deklaroi se letra është solidaritet për mjekët në Ukrainë.

Ajo tha se ndodhemi përballë një situatë pikëllimi dhe zemërimi për atë që po ndodh me popullatën e pafajshme dhe personelin mjekësor.

“Jemi përpjekur të qëndrojmë apolitik, në mënyrë që të mos i drejtohemi në letër direkt Putin, se sa bluzave të bardha. Kemi ofruar ndihmën jo vetëm financiare përmes Kryqit të Kuq por dhe me Mjekët pa Kufij. Jemi drejtuar me thirrje për mjekë dhe jo mjekë që duan të kontribuojnë me Kryqin e Kuq dhe te Mjekët pa Kufij, që donacionet të shkojnë për ndihmë. Do të ndërtohen tre stacione për mjekët që shërbejnë në zonat kufitare, që të japin ndihmë për pacientë që janë si refugjatë të luftës”, u shpreh Dollenberg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy