
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti këtë të enjte një delegacion të lartë të përbërë nga Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendra e Ekselencës "BENECON”. Takimi u zhvillua në kuadër të mbështetjes për Policinë shqiptare, për monitorimin ajror të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.



