Ekspertimi ekonomisë Pano Soko në MCN Economy ka komentuiar lidhqur me kreditë për pasuritë e paluajtshme për të cilat u shpreh se kjo industri ishte ajo që ka fopësuar një rritje të jashtëzakonshme. Ai tha se kreditimi i planit të biznesit mbajnë gjithmonë risqe të mëdha, por besimi që kanë bankat ka qenë karakteristikë e një porte të sigurtë. Sipas tij, këtu shihet me interes tregu i real estate pasi paraja që qarkullohet në këtë treg është më e madhja.
Kreditimi i pasurive të paluajtshme është mënyra se si lindi kreditimi që u dha kundrejt një kolaterali kjo zhvilloi dhe gjithë proceset e tjera. Gjithmonë shkencat bankare shihen si kredimi ndaj një banke shikohet si më i sigurtë. Kreditimi i planit të biznesit mbajnë gjithmonë risqe të mëdha, por besimi që kanë bankat ka qenë karakteristikë, ka rreth që pas luftës së dytë botërore u pa si një karakteristikë, si një portë e sigurtë ku ti mund të kalosh anijen tënde pavarësisht dallgëve që frynë.
Këtu shihet me interes tregu real estate pasi paraja që qarkullohet në këtë treg është më e madhja. Nëse degët e tjera të ekonomisë zhvillohen me ritme normale ruajnë atë ritmin e ekonomisë, industria e real estate ka zhvilluar një rritje të madhe jashtë të zakonshmes.
Ato nuk vijnë nga aktivitete e ligjshme të pastra, dhe kjo ka bërë që ajo të kthehet në shumë atraktive, normat e mira, nuk është shumë riskioz, gjithmonë është parë se vlera e pasurive të paluajtshme sa ka ardhur dhe është rritur vit pas viti, kështu që është parë si një breg i sigurtë ku bankat mund të operojnë.
Më tej ai shtoi se e gjithë kjo që po ndodh me industrinë e ndërtimit është një flluskë që do të plas një ditë e gjitha përmban një risk të madh. Sipas tij, fryrja e çmimeve, në ekonomi ndodh kur ekonomia rritet dhe si pasojë rriten dhe çmimet.
Ekonomia rritet shumë, qytetarët bëhen më të pasur dhe duke u bërë më të pasur kanë dhe më shumë kërkesa dhe kështu ciklon e gjithë rritja e çmimit, por kjo që po ndodh është një fryrje e çmimit, ato apartamente që po prodhohen sot janë jashtë ekuilibrit të ekonomisë.
Fluksi, paratë që vjen nga format nga më të ndryshmet, nga çanta e dorës, nga transfertat bankare, nga tubat e sobës, të gjitha këto para po futen te ndërtimi dhe kjo ka bërë që ekonomia të rritet në mënyrë artificiale, por kur ky fluks do të ndërpritet, kur të futet vendi ynë në BE do kemi lëshuar pak nga sovraniteti jonë politik si vend, dhe kur të kemi lëshuar nga ky sovranitet Shqipëria nuk do jetë më destinacioni parajsë për pastrimin e parasë, këtu më lehtë bën ekonomi me paranë e zezë, sesa po të duash të zhvillosh një biznes inovacioni por kjo gjë do ndërpritet një ditë.
Kjo ndërprerje do krijojë, do na japë ne shikimin e realitetit në sy. Ne sot kemi apartamente që janë blerë por janë bosh, janë blerë si pasojë e një fenomeni për parkimin e parave.
Soko theksoi se në momentin që do plasë kjo flluskë, të parët që e ndejnë do jenë ata që po ndërtojnë, që kanë marrë lejen e ndërtimit të fundit fare dhe kjo do bëjë të ulen çmimet, dhe kur ato të ulen, do nxitojnë të shesin këto pasuri që kanë të marrin sa të marrin.
Problemi këtu është se banka ka dhënë kredi dhe sa më i madh të jetë portofoli i kredisë për ndërtimin aq më i madh është risku për flluskën. Ne sot që flasim kemi mbi 40 mijë apartamente bosh ku sapo të bjerë gongu për ulje çmimesh do hidhen në treg.



