Deputetët e opozitës nga seanca në protestë/ Kume: Ka informacione për incidente, ka forca të shtuara policie (VIDEO)

Deputetët e opozitës nga seanca në protestë/ Kume: Ka informacione për incidente, ka forca të shtuara policie (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume në një raportim nga Kuvendi për Mcn Live bëri me dije se PS pritet të mbrojë sot në Kuvend ish-ministren Olta Xhaçka lidhur me raportin e opozitës që deputetja të kalojë për verifikim në Kushtetuese.

Po ashtu Kume bën me dije se opozita ka rezerva në lidhje me komisionin e posaçëm për dezinformimin, që mund të rrezikojë lirinë e medias.

Seanca plenare ende s’ka nisur. Deputeti Dashnor Sula solli protestën e fermerëve, duke derdhur dy shishe me qumësht. Deputetët e PS s’kanë depozituar një raport të ri në lidhje me çështjen e znj. Xhaçka. Nga informacionet që opozita ka deri më tani, ka pasur deklarata se PS do ta mbrojë edhe në këtë seancë ish-ministren e Jashtme dhe të Mbrojtjes Olta Xhaçka, duke mos votuar raportin e opozitës, që kërkon t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse është në kushtet e lënies se mandatit të deputetes. Çështja tjetër që pritet të ketë diskutime është ngritja e komisionit për dezinformimin. Nga opozita ka pasur rezerva në nxitimin për miratimin e këtij komisioni. Komisioni në objekt do ketë edhe marrjen e masave administrative për gazetarë dhe media, dhe kjo është parë si me skpeticizëm nga ana e opozitës, pasi është konsideruar si një përditësim i paketës anti-shpifje. Edhe deputetët e opozitës ndajnë rrezikun për ndikimin nga vendet jo mike, por duke qenë se në Shqipëri ka mekanizma që mund të bëjnë verifikimin e këtyre elementëve, atëherë rreziku është që ky komision të përdoret politikisht, pasi mandati i komisionit do jetë 1 vjeçar, ndërkohë që hyjmë në periudhën 1-vjecare parazgjedhore”.

Duke u ndalur te protesta para bashkisë, Kume tha që deputetët e opozitës do zhvendosen nga seanca në tubim.  

Informacionet nga policia janë që të ketë incidente në protestë, prandaj ka pasur forca të shtuara policie dhe një makinë ujëhedhëse”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy