Shqipëria forcon terapinë intensive, 30 respiratorë të rinj mbërrijnë në Shërbimin Infektiv

Shqipëria forcon terapinë intensive, 30 respiratorë të rinj mbërrijnë në Shërbimin Infektiv

Shtohen kapacitetet për përballimin e koronavirusit në Shqipëri. Tridhjetë respiratorë të rinj u janë shtuar sot kapaciteteve publike, falë mbështetjes nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe nga PNUD, zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Një ndihmë e tillë vjen në momentin kur numri i rasteve të reja me koronavirus sa vjen e rritet, ndërsa Komiteti i Ekspertëve e përjashtoi mundësinë e rikthimit të karantinës.

E pranishme në ceremoninë e marrjes në dorëzim të respiratorëve të rinj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, theksoi se kjo është një mbështetje për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë.

30 respiratorët që vijnë nga kjo marrëveshje është me të vërtetë një mbështetje më shumë për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë. Një pjesë e respiratorëve të cilët sot kanë ardhur, do të jenë për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në këtë spital. Një pjesë në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe do të vijojmë të fuqizojmë edhe kapacitetet për sa i përket spitaleve të tjera të cilat ne i kemi cilësuar si spitale Covid”, tha Manastirliu.

Një ditë më parë, Komiteti i Ekspertëve theksoi se e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit mbetet respektimi i rregullave të higjienës dhe distancimit social. Të njëjtën gjë, Manastirliu e ritheksoi sot.

Është shumë e rëndësishme të ruajmë dhe të respektojmë ato masa të thjeshta, në dukje të thjeshta, por që duhet të bëhen pjesë e jetës tonë, që është distancimi fizik, që është ruajtja e higjienës personale, mbajtja patjetër e maskave kur nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik”, tha Manastirliu.

Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit ishin ambasadori norvegjez në Shqipëri, Jens Erik Grondahl, zëvendësshefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës, Patrik Meier, si dhe përfaqësuesja e Përhershme e PNUD, Limya Eltayeb.

Qeveria zvicerane ka dhuruar 330 000 dollarë, qeveria norvegjeze 3 000 000 kruna norvegjeze (afërsisht 300 000 dollarë) dhe PNUD 150 000 dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy