Sekretari i ri i Jashtëm britanik David Cameron ka zhvilluar vizitën e tij të parë në Ukrainë, dhe ka takuar presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev.
Cameron përsëriti angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës përmes luftës.
Ai premtoi se do të vazhdojë mbështetjen morale, diplomatike, ekonomike, por mbi të gjitha ushtarake të Britanisë.
Zelenksy falënderoi Cameron për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe uroi për emërimin e tij të ri.
“Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht tani, kur bota po i kushton vëmendje jo vetëm situatës në fushën e betejës në Ukrainë”, tha Zelensky.



