Ishulli më i vogël në botë i banuar ndodhet në New York është quajtur ‘Just Room Enough Island’.
Ky ishull është quajtuar ashtu vetëm për faktin se aty ka vetëm një hapsirë të mjaftueshme për ndërtimin e një shpie dhe dhe një pemë.
Ishulli është një nga 1,864 ishuj të vendosur në lumin St. Laërence që ndan New York nga Ontario.
Sipas Conde Nast Traveler, ishulli është pjesë e arkipelagut të mijëra ishujve.
E quajtur dikur ishulli Hub, u ble në vitin 1950 nga një familje e njohur si Sizelands. Familja mbolli një pemë dhe ndërtoi një shtëpi e cila zuri pothuajse çdo metër katror të tokës.
Sizelands e riemërtuan pronën me emrin “Ishulli me hapësirë të mjaftueshme për disa dhoma”.
Familja kishte për qëllim që të përdorte ishullin për pushime në fundjavë, por mori vëmendjen e turustëve kuriozë.
Ishulli është 3.300 metra katrorë dhe është e mjaftueshme sa për një fushë tenisi.



