
Italia do të presë sot 470 mijë doza të vaksinës Pfizer, të cilat do të priten në 9 aeroporte të shtetit fqinj.
Dozat e para kanë mbërritur në aeroportet e Minal Malpensa, Bergamo Orio al Serio, Ancona Falconara, Bolonja, Roma Ciampino, Napoli, Pisa dhe Venecia dhe së shpejti gjithashtu në Bari.
Këto doza do të shpërndahen në 203 vende të përcaktuara për administrim, në rajone të ndryshme të Italisë.
Që prej datës 27 dhjetor, kur Italia priti dozat e para të vaksinës, e deri më tani, janë vaksinuar gjithsej 8.361 italianë.
"Fushata e vaksinimit masiv do të intensifikohet duke filluar nga e Mërkura, kur 469,950 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në Itali për vendet e administrimit të identifikuara nga Komisioneri në marrëveshje me Rajonet. Dorëzimet do të vazhdojnë në 31 Dhjetor dhe më pas do të vazhdojnë me një ritëm javor. Në ditët në vijim komisioneri do të publikojë një raport në internet mbi numrin e italianëve që do të vaksinohen progresivisht ". ka deklaruar nga i Komisionerit të Jashtëzakonshëm Domenico Arcuri



