Eksperti i IT-së Arbër Ormeni, për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se Tik-Tok do të mbyllet për një vit në Shqipëri, nuk përjashton mundësinë që çështja të përfundojë në gjykatë.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se për sa kohë që kompania kineze po dërgon qeverinë amerikane në gjykatë, mund të dërgojë dhe qeverinë shqiptare.
Por Ormeni shpreh bindjen se TikTok nuk do të mbyllet në Shqipëri pasi mund të kthehet në të kundërt.

TikTok është kompani globale ka mekanizmat e veta edhe si rrjet social që të jep mundësinë ta kontrollosh.
Pa e aprovuar ti si prind në Content menagment fëmija nuk mund të shohë gjëra që nuk i përkasin.
Nëse qeveria tenton ta mbyllë, unë mendoj se nuk do e mbyllë dot. E para është aspekti ligjor që mund të kthehet në të kundërt.
Dhe ana tjetër nuk i ka mjetet teknike Shqipëria, që të bëjë mbyllje jashtë VPN.
Unë nuk jam për mbylljen drastike të diçkaje, unë jam për kontrollin e saj.
Shteti duke përfshirë AKSHI-n, duhet të mendojë mirë strategjinë se si duhet ngritur një qendër monitorimi dhe kontrolle, në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese si Policia e Shtetit, që duhen vënë në zbatim materialet.
Duhet një strukturë monitorimi, edhe në aspektin ligjor, edhe në aspektin psikologjik.
Pjesa më e madhe që promovohen në TikTok janë gjëra për të qeshur. Kjo është ajo që po shet.



