Serbia nuk e ndryshon pozicionin neutral të ushtrisë, përmendet Kosova

Serbia nuk e ndryshon pozicionin neutral të ushtrisë, përmendet Kosova

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, thotë se Serbia është partner i besueshëm i NATO-s, por shton se nuk do të ndryshojë pozicionin neutral të ushtrisë.

Në forumin e sigurisë në Beograd, Bërnabiç tha se Serbia ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me NATO-n, porse qëndrimi i saj është i qartë: “Do të mbetet e përkushtuar për neutralitet ushtarak”.

“Synim i Serbisë është integrimi në Bashkimin Evropian, por integrim të suksesshëm nuk ka pa stabilitet rajonal”, tha Bërnabiç.

Duke folur për marrëdhëniet me Moskën, ajo tha se pretendimet se Serbia është më e afërt me Rusinë janë vetëm perceptime, por po ashtu theksoi se dy vendet kanë marrëdhënie të sinqerta dhe të hapura.

Si sfidë më të madhe për sigurinë, Brnabiç përmendi Kosovën dhe sulmet kibernetike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy