Një distancë prej 2 metrash mund të mos jetë e mjaftueshme për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit ndaj aerosoleve virale brenda një ambienti.
Kjo është ajo që del nga një studim i ri i botuar nga një ekip kërkimor në Penn State University i cili vlerësoi efektet e ventilimit të ndërtesave dhe hapësirën ndërpersonale në transportin e aerosoleve të brendshme.
Analiza shqyrtoi tre faktorë: sasinë dhe shpejtësinë e ajrit në dhoma, zhvendosjen e rrjedhave të ajrit të lidhura me strategjitë e ndryshme të ventilimit dhe mënyrën e emetimit të aerosoleve të frymëmarrjes, duke gjurmuar sesi grimcat mund të lëvizin nga zona e frymëmarrjes së një personi në atë të një tjetri.
"Rezultatet tona zbulojnë se grimcat e ngarkuara me viruse të emetuara nga një person i infektuar që flet pa maskë mund të udhëtojnë me shpejtësi, duke mbuluar një distancë deri në dy metra brenda një minute", shpjegojnë autorët e studimit.
Rezultatet e arritura nga studiuesit konfirmojnë se maskat mbeten shumë të rëndësishme në kufizimin e rrezikut të transmetimit viral, megjithëse strategjitë e ventilimit ndikojnë shumë në transmetimin e aerosoleve në ajër.
Prandaj, puna e studiuesve tani është përqendruar në analizimin e dinamikës së transportit të aerosoleve të nxjerra në kontekste të tjera, të tilla si në klasa dhe në transportin publik, përfshirë autobusët dhe trenat.



