Haradinaj padit “Blic”-in e Serbisë, kërkon dëmshpërblim financiar

Haradinaj padit “Blic”-in e Serbisë, kërkon dëmshpërblim financiar

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të padisë gazetën serbe blic.rs, për shpifje, ndaj të cilës pret edhe dëmshpërblim.

 Këtë e bëri të ditur, avokati i caktuar për këtë rast, Arianit Koci, gjatë një interviste në RTV Dukagjini, ku tha se në ditët në vijim do të qëndrojë në Beograd, për të  mbledhur fakte.

“Atë që e kam lexuar unë, me të vërtet unë jam habitur me mosprofesionalizmin e blic.rs për shkak të mënyrës naive që e parashkruajnë, që sipas tyre është bartur arma nëpër Danub e kalon nëpër Serbi me kamionë të zallit. Unë mendoj që ky tekst më shumë e sulmon Serbinë se sa zotin Haradinaj”, tha ai në InfoBox.

“Kjo hyn në kategorinë e shpifjeve dhe fryrjeve, dhe ashtu do ta trajtojmë. Do të kërkojmë kompensim dëmi. Kjo mund të shkojë si proces më i gjatë, sepse është situatë e ndjeshme, pasi e dimë se zoti Haradinaj nuk e ka ndonjë simpati të madhe në popullatë atje. Unë shpresoj në organe të drejtësisë profesionale në Serbi”, tha ai.

Lidhur me kërkesën për dëmshpërblim, Koci nuk dha ndonjë shifër, duke thënë se beson që paratë do të jepen për bamirësi dhe rëndësi më shumë ka fitimi i rastit.

Madje, Koci thotë se një rast të tillë e ka trajtuar më herët dhe e ka fituar, por jo me shumën që ata e kanë kërkuar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy