Vorpsi: S’ka vend të dytë në botë që të legalizojë ndërtimet pa leje, pozita e pronarëve është përkeqësuar (VIDEO)

Vorpsi: S’ka vend të dytë në botë që të legalizojë ndërtimet pa leje, pozita e pronarëve është përkeqësuar (VIDEO)

Kreu i shoqatës “Pronësi me drejtësi” Myrshit Vorpsi, thotë se ligji për legalizimet i vitit 2006, 94 82, duhet rishikuar për të parë se çfarë është bërë deri më tani.

Duke folur për “MCN Informacion”, Vorpsi deklaroi se Agjencia e Trajtimit të Pronës nuk arrin dot të thotë se sa është numri i aplikimeve për leje legalizimi dhe se shifra më e fundit që ka pranuar agjencia ka qenë në vitin 2015, ku pranoi se në shkallë vendi numri i ndërtimeve pa leje ishte 445 mijë ndërtime pa leje në rang republike.

Sot Agjencia e Kadastrës, atëherë ALUIZNI nuk e kanë thënë dhe nuk e thonë se sa është numri i legalizimeve.

Ndërtimi pa leje dënohet me burg nga 1-3 vjet dhe pushtimi i pronës së tjetrit dënohen jo me gjobë por me burg.

Ligji i legalizimeve mori përsipër që ato vepra penale të cilat dënoheshin me burg t’i amnistonte por dhe këto prona t’i legalizonte.

Nuk ka një vend të dytë në botë që të njohë legalizimin e ndërtimeve pa leje, jo në tokat e të tretëve por dhe në tokën tënde, nuk ta legalizon.

Në periudhën 2006-2009 numri i aplikimeve për legalizim ishin mbi 200 mijë, por asnjëherë nuk u tha se sa nga këto ndërtime kishin ndërtuar në tokën e vetë, sa në tokën e shteti dhe sa në tokën e të tretëve që i kishin pushtuar. Asnjëherë nuk u tha.

Shteti shqiptar nuk e kuptoj se pse i mban këto dy nene që i mban qoftë ndërtimin pa leje qoftë pushtimin e tokës si vepra penale, për sa kohë ekziston ligji i legalizimit.

Ligji i parë parashikonte ndërtimet pa leje deri në qershor 2006.

Por gjatë harkut të këtyre 18 viteve, ligjvënësi është interesuar që datën e vetëdeklarimeve të ndërtimeve pa leje ta shtyjë vit pas viti.

Sot parashikohet që ky proces të mbyllet në vitin 2028.

Por aktualisht pozitat e pronarëve janë përkeqësuar dhe ligjvënësi vazhdon me ligj legalizimin në pronat e të tjerëve. 14.2 miliardë lekë janë dhënë për kompensimin e pronave të legalizuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy