Gara për bashkinë e Kukësit, Emri Vata fiton primaret e Rithemelimit

Gara për bashkinë e Kukësit, Emri Vata fiton primaret e Rithemelimit

Emri Vata është kandidati fitues në primaret e mbajtura sot në Kukës nga PD e Rithemelimit, e drejtuar nga Sali Berisha. 

Vata do të jetë kandidati që do të sfidojë socialistët në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Kukës më 24 shtator. 

Procesi për përzgjedhjen e kandidatit u aplikua me parimin një anëtar një votë.

 

DEKLARATA 

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ndoqi sot, e diel, 27 gusht 2023,  Primaret në PD Kukës per te zgjedhur kandidatin per zgjedhjet e pjesshme per Bashkine Kukes.

Kandidatë në Primare ishin:

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00. 

Pas numerimit të fletëve të votimit, sipas procesverbalit zyrtar të mbërritur nga Komisioni i Votimit dhe Numurimit, fitues u shpall: z. Emri Vata.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kandidatit në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Kukës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy