Ka koleksion prej 96 vespash, Ergys Narta: Pasioni ka lindur në fëmijëri, është mjeti që s’të lë kurrë në rrugë

Ka koleksion prej 96 vespash, Ergys Narta: Pasioni ka lindur në fëmijëri, është mjeti që s’të lë kurrë në rrugë

Presidenti i “Vespa club” Durrës, Ergys Narta i ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka treguar për pasionin e tij për motorat vespa për të cilin u shpreh se ka lindur që nga fëmijaëria që i ka pasur babai i tij, ndër të vetmet në Durrës.

Ai shprehet se është rritur në shtëpi me vespa ndërsa sot  ka koleksionin e tij prej 96 vespash ku 26 prej tyre janë modele.

Sipas Ergysit vespa është motori më i sigurtë dhe nuk të lë asnjëherë në rrugë siç mund të ndodhë me motorat e tjerë, ndërsa thekson se çdo model ka të veçantën e tij.

Kam gjithsej 96 janë vespa në dyqan dhe 26 janë modele. Merrem vetëm me vespa sepse jam rritur me vespa në shtëpi qëkur isha i vogël babai ka pasur dy të tilla ndër të vetmet në Durrës.

Atëherë ka qenë e vështirë të kishe motora, vespat dhe piago ishin të vetmet që lëviznin, rastisi të gjej vespën e parë pastaj mori të dytën dhe me radhë. Vespa që kam pasur në shtëpi nuk i kam hipur se kam qenë vetëm 3 vjeç, bëja vetëm xhiro, pastaj më pas në gjimnaz e vazhdim kam nisur të lëviz me vespën time.

Fillova të njihja çunat e apasionuar pas vespës dhe nga aty nisi grupi i vespistëve por Durrësi Tirana dhe Shkodra janë të parët.

Retro është diçka shumë e mirë që u bë sepse tani mjafton që mjeti të mos jetë i vjedhur dhe mund ta reklamosh. Në këto momente një vespa të vjetër mund ta blesh 400-500 euro më i vjetri fare.

Restaurimi bëhet vetëm nga pasioni sepse po se pate nuk e bën dot. Pastaj është cilësia e mjeteve sepse nëse i vendos pjesë origjinale e ke arritur qëllimin.

Çdo model ka të veçantën e tij. Çdo gjë është kosto vetëm lyerja nuk bëhet në dyqan dhe çdo gjë tjetër e servisit bëhet në dyqan. Poix blu për mua është mbretëresha.

Vespa është shumë praktike, është e sigurtë dhe në rast rreziku e nxjerr të zotin jashtë dhe rrëzohet në krahun tjetër, nuk është si motorat e tjerë që mbajnë drejtuesin sipër. Vespat ecin deri në 120 km/h

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy