Johnson kërkon shtyrjen e Brexit-it pas humbjes së votës në parlament

Johnson kërkon shtyrjen e Brexit-it pas humbjes së votës në parlament

Boris Johnson do të dërgojë një letër të shtunën duke kërkuar një zgjatje të mëtejshme për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian për shkak të humbjes nga votimi në parlament.

Johnson kishte shpresuar që marrëveshja e arritur me krerët e Be-së për Brexit-in do të gjendte mbështetje në parlament duke i dhënë fund në këtë mënyrë bllokim politik trevjeçar që nisi që nga votimi i referendumit për vitin 2016 për të dalë nga blloku.

Në vend të kësaj, ligjvënësit votuan në favor të amendamentit duke e kthyer  mbrapsht përfundimin që Johnson kishte arritur, duke e lënë kryeministrin të ekspozuar ndaj detyrimit poshtërues për t'i kërkuar BE-së sërish një shtyrje deri në fund të janarit 2020, dhe duke rritur mundësinë që kundërshtarët të ushtrojnë trysni për Brexit-in.

Johnson kishte premtuar se do ta heqë vendin nga blloku më 31 tetor “të bëhet ç’të bëhet”. Ndryshimi i së shtunës, i paraqitur nga ish-ministri konservator i kabinetit Oliver Letëin, shkatërroi ditën e madhe të Johnson për Brexit, ndërkohë që qindra mijëra u mblodhën për të marshuar në parlament duke kërkuar një tjetër referendum për anëtarësimin në BE.

Komisioni Evropian tha se Britania tani duhet ta informojë atë për hapat e saj të mëtejshëm sa më shpejt që të jetë e mundur. Presidenti francez Emmanuel Macron i tha Johnson se vonesa nuk ishte në interesin e askujt. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy