Deputetët hapin faqe erotike

Deputetët hapin faqe erotike

Argëtimi i disa deputetëve, gjatë seancave plenare maratonë, duke hapur faqe me përmbajtje jo etike në ekranin e telefonave të tyre, ka qenë për herë të parë objekt diskutimi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në datën 4 tetor.
Kuvendit të Shqipërisë, për shkak se mediat, të vendosura mbi sallën e Parlamentit, pas kurrizit të ligjvënësve, kanë pasqyruar interesin e tyre për video apo foto me përmbajtje jo etike. Madje, disa prej ligjvënëse janë përplasur me stafin e Kuvendit për këtë çështje. Ndërkaq, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, u ka kërkuar kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Socialiste Taulant Balla, Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, që ta diskutojnë këtë shqetësim me deputetët që hapin faqe në internet me përmbajtje jo etike.

“Është ngritur një shqetësim lidhur me sjelljen e deputetëve në sallën e Kuvendit dhe raporti me medien. Meqenëse ne i kemi të gjitha kamerat lart, shumë deputetë gjatë seancave hapin internetin në faqe nga më të ndryshmet dhe ndonjëherë jo etike dhe pastaj dalin në media. Ky është një problem i madh shqetësues, sepse ka raste që edhe deputetët acarohen me stafin e Kuvendit, ndërkohë që stafi i Kuvendit, qoftë edhe ata që mbulojnë medien nuk mund të mbajnë përgjegjësi për veprimet tona si deputetë, që hapim, lexojmë dhe medie nga lart pastaj i nxjerr. E them këtë që ju kryetarët e grupeve parlamentare është mirë, është pjesë e etikës në fakt dhe Rregullorja e Kuvendit e ka që nuk përdoren celularët, por... Ata janë ankuar, z. Vasili... Ekzakt, por ata nuk mund të ankohen për stafin e Kuvendit, nëse i stafi i Kuvendit nuk arrin dot të menaxhojë mediet lart”, është shprehur deputetja Hysi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy