Një fragment komete shpërthen mbi Adriatik

Një fragment komete shpërthen mbi Adriatik

Një fragment komete shpërtheu në 38 kilometra lartësi mbi bregdetin e Adriatikut, në zonën e Civitanova Marche, duke gjeneruar një meteor brilant.

Trajektorja e saj u rindërtua nga programi ”Prisma” si dhe nga studiuesit e Institutit  Kombëtar italian të Astrofizikës (INAF).

Mbi 40 dëshmi nga Veneto, Emilia-Romagna, Marche, Lazio, Toskana, Campania dhe Basilicata mbërritën te ”Prisma”.

Meteori i zjarrtë ishte i bardhë në fazat e hershme dhe u bë portokalli gjatë shpërbërjes përfundimtare.

Informacioni i mbledhur nga kamerat e ”Prisma” tregon se asnjë fragment nuk i mbijetoi ndikimit të atmosferës. Të dhënat gjithashtu bënë të mundur rindërtimin e trajektores dhe orbitës origjinale të objektit qiellor, duke treguar se orbita është në përputhje me atë të një komete.

Kamerat e ”Prisma” filluan filmimin e ngjarjes kur meteori ishte 69 kilometra mbi nivelin e detit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy