
Një nëndetëse amerikane me energji bërthamore mbërriti të hënën në një bazë të madhe detare në juglindje të Koresë së Jugut, raporton Yonhap.
USS Vermont mbërriti në bazën detare të Busanit pasi kreu operacione në rajon, për të rifurnizuar dhe për të pushuar ekuipazhi, njoftoi Marina.
Marina e Koresë së Jugut thuhet se po planifikon të zhvillojë “aktivitete shkëmbimi miqësore” me anëtarët e ekuipazhit të nëndetëseve.
Kjo është vizita e parë e nëndetëses në Korenë e Jugut pas vënies në punë të saj në vitin 2020.
Ardhja e nëndetëses amerikane vjen mes tensioneve në rritje në Gadishullin Korean.



