
Premtimet kanë qenë dhe vazhdojnë të jene armiqt më të egër të çdo qeverie, të djath e të majt, duke i kthyer qytetarët në tabelë qitjeje kush të mundet të godas më fort. Brenda 1 muaj do të dëmshpërblehen të gjithë banorët e dëmtuar në zharrëz, ky ka qene një ndër premtimet e pambajtura të qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, rreth dy vite më parë. Kohë ku Fieri dhe veccanërisht njësia Administrative Zharrëz u godit nga lëkundje të vazhdueshme të tokës. Veç bashkjetesës me ajrin e karbonizuar nga nafta, banorëve tashmë iu desh të strehonin në shpirtin e tyre edhe frikën nëse do të zgjohen në mëngjes apo një goditje më e fortë do iu trokas në derë. Shtëpitë e tyre u kthyen në ujëmbledhës të shirave, pasi tavanet, muret e deri tek themelet u shkundën nga tërmeti ende i paidentifikuar se nga erdhi apo kush e shkaktoi, ishte dukuri natyrore apo teknologjike. Më 19 dhjetor të vitit 2016 dy tërmete të forta pak pas mesnate me magnitudë 4-5 ballë goditën rreth 600 banesa, lëkundje që nuk kaluan me dëmtime të lehta, pavarësisht se nuk pati të lënduar në njerëz shtëpitët e tyre u kthyen në të pabanuara. Në atë kohë 6 ishin pikat kryesore që kishin zënë vend edhe në deklaratat politike por edhe gojën e qytetarëve. Pika kryesore ishte disbursim brenda janarit ose të fillojë menjëherë zhdëmtimi dhe riparimi i menjëhershëm i dëmtimeve që e kanë bërë të pamundur jetën e banorëve. Teksa po bëhen dy vite nga kjo ngjarje 531familje ende nuk e kanë marrë dëmshpërblimin që iu takon. Këtë fakt e konfirmojnë vetë banorët për kamerën e televizionit tema.
Ky fakt është pranuar edhe nga kryetarja e Bashkisë Patos Rajmonda Balilaj, e cila ka thënë se janë dëmshpërblyer 100% vetëm 71 banesa në bashkëpunim me Bankers Petroleum.
Mirëpo a ishte Bankers shkaktarja e lëkundjeve? Qeveria dhe banorët ndajnë të njëjtin mendim se kompania në fjalë ishtë ajo që shkaktoj tronditje me anë të plasjeve nëntokësore. Gjiknuri në prill të 2018fajson përsëri kompaninë naftënxjerrëse.
E njëjta akuzë është ngritur edhe nga kryeministri Edi Rama, dhe vazhdon të përsëritet përsëri edhe sot. Pasi në një nga komisionet e ekonomisë ministry I financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj tha se dëmshpërblimi është përgjegjsi e bankers.
Këtë mendim e mbështesin edhe qytetarët.
Por a ishte në të vërtet bankers shkaktari? Për të hedhur dritë në fund të tynelit dhe për të nxjerrë të vërtëtën qeveria vendosi të bëhet një hetim i thelluar administrativ mbi zbatimin e kontratës nga “Bankers Petrolum” si dhe devijimet eventuale të karakterit teknik. Të përcaktohet në mënyrë përfundimtare dhe pa asnjë ekuivok shkaku i lëkundjeve për të pasur një zgjidhje definitive të situatës. Si dhe do të kontraktohej edhe një ekspërt ndërkomëtarë për ta përcaktuar në mënyrë përfundimtarë të vërtetën., pasi Bankers në asnjë moment nuk e ka pranuar se është fajtore.
Ndërkohë deri më sot ende nuk është kontraktuar asnjë ekspert dhe këtë e ka konfirmuar ministria e infrastrukturës në një shkresë zyrtare, ku thuhet se ende nuk ka një ekspert. Po kështu shprehet edhe zonja Balilaj.
Sakaq një vendim të këshillit të ministrave më datë 16.11.2017 VKM nr. 670 banorët do të dëmshpërbleheshin nga qeveria dhe Bankers dhe vlera totale arrinte ne 172 milionë 868 mijë lekë, dhe nga këto së Bankers duhet të paguante 101 milion 173 mijë lekë, pavarsisht se nuk ishte konfirmuar si fajtore. Sipas kësaj kompanie arsyeja se përse u pranua ky vendim ishte vetëm në frymën e bashkëpunimit me Qeverinë dhe se në një farë mënyre u detyruan nga VKM-ja. Sakaq lidhur me dëmshpërblimet dyshimet dhe akuzat e banorëve shkojnë edhe më tej, pasi ata shprehen të bindur se ata që u dëmshpërblyen janë të favorizuar politikisht pasi shumica prej tyre nuk banonte në Zharrëz. Po ashtu edhe mënyra se si janë bërë madjet e dëmeve, ngre hije më vetë, pasi dëmshpërblimi që iu është caktuar vazhdon nga më minimalja me 200 mijë lekë të vjetra, për këtë arsye shumë nga banorët e pyetur kërkojnë një ekspertizë tjetër.
Edhe pse tashme po fillon viti i tretë pa marrë fondin që iu takon, duket se politika ka qëndruar në heshtje, dhe ka lënë që koha për të premtuar përsëri të jenë zgjedhjet locale ose ato vendore. “ Nuk na njohin kur ju trokasim në derë”, “Nuk na presin në zyrë”, janë këto disa nga pëgjigjet e qytetarëve tekssa i pyet nëse deputetët apo kryetarët e bashkive dhe komunave janë interesuar për ato.
Ata nuk ngurojnë të tregojnë edhe banesat e tyre, edhe pse janë të riparuar duken qartë dëmtimet dhe lagështira e banesave
Ndërkohë që dëgjon sakrificat që kanë përballuar qytetarët për të riparuar pjesërisht dëmet, ngrihet lart një problem më i madh, vdekjeprurës, që lidhet me ndotjen e ambjentit nga nafta dhe plehrat e kudogjendura.
Nga ajri I ndotur me naft gjejnë ambient për zhvillim shumë sëmundje si: sëmundjet e zemrës, , sëmundjet e mushkërive, astma, pneumonia, bronkiti, alergji të frymëmarrjes, dhimbje koke, migren , probleme kardiovaskualare, po ashtu edhe kancer në mushkëri. Në qytetin e Fieerit vetëm në vitin 2017 sipas INSTAT kanë humbur jetën 1015 banorë, ndërsa në Patos 193. Sa I takon viti 2019 raporti I fundit I lindhmërisë dhe vdekshmërisë, që vetëm këtë vit kanë vdekur 1740 persona në qarkun e fierit. Por sa mund ti pëballojnë ata kostot e ilaceve dhe të jetesës? Pothuajse në 30 banesa që kemi vizituar ata kanë vetëm një të punësuar në familje, dhe me kohe të pjeshme, pasi kaq mundësi iu ofrohet.
Edhe pse Fieri është një nga qytetet më të pasura në Shqipëri me naftë dhe gaz natyror, investimet nga shteti kanë qenë të pakta, dhe i vetmi investim I huaj është Bankers, që ka rreth 14 vit që ka marrë me koncension nxjerrjen e naftës bruto në Patos –Marinzë.



