Analisti Ben Andoni deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se nëse 20 deputetë të grupit për Rithemelimin e PD bëhen bashkë, kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për president. Sipas Andonit Berisha mund të mos jetë në rreshtin e parë të negociatorëve, por do të ketë ndikimin e tij përmes përfaqësuesve të Komisionit të Rithemelimit.
Nëse në grupin e rithemelimit do ketë 20 deputetë, kanë të drejtë të parqesin kandidatura. Berisha në bisedime mund të shmanget në rreshtin e parë, por pastaj kuptohet që është z. Berisha. Edhe retorika që ai po përdor tani është për të treguar se ka vija të kuqe. Por me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës kanë treguar se kur është puna për interesa politikanët i tejkalojnë”.
Andoni i konsideroi si të paarsyeshme deklaratat e Spiropalit që e konsideron Berishën një politikan “të vdekur”.
Nuk më duket e arsyeshme të përsëriten deklarata për të vdekur, sepse Berisha është anëtar i parlamentit. Mendoj që zonja me retorikën e Ramës nuk bën mirë. Duam një president që të kalojë precedentin e z.Meta. Z.Berisha mbase nuk do jetë në rreshtin e parë, por nëse mbushet grupi i Rithemelimit patjetër do ta propozojë një kandidat”.
Sipas Andonit Berisha kërkon të legjitimohet para Kuvendit, por shtoi se Shqipërisë nuk i duhet kjo retorikë në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.
Retorika e z.Berisha është për t’u legjitimuar para Parlamentit. Ai do të tregojë që diskursi i tij e bën të trembet PS-në. Më vjen keq që ai vazhdon me këtë retorike, më shumë po mendon për interesin e tij dhe për një lloj legjitimiteti brenda aulës së Parlamentit. Kjo retorikë në këtë moment ku shqiptarët kërkojnë një president mbi palët, që të shërbejë si shërbestar dhe unifikues i problematikave të vendit”.
Andoni u ndal edhe te padia e Alibeajt, duke u shprehur se nuk besonte se PD-ja do të përfundonte në gjykatë, ndërsa e konsideroi si tragjedi që sot vendi është pa opozitën që do të duhej të ishte.
Grupi i Rithemelimit ka pjesën më të madhe të PD, kjo është e dukshme, e prekshme. Alibeaj ka qenë i paqartë në ankimim, nuk ankimon vendimin për njohjen e ndryshimeve statutore, por ishte vetëm për gjykatësin. Kur gjykata të kalojë edhe cakun e 18 dhjetorit, do t’i duhet të verifikojë anëtarët e dy kuvendeve respektive, a janë të vërtetët apo jo. Gjykata thjesht noterizon ndryshimet statutore, nuk mund të shkojë mbi këtë cak. Nuk e besoja që PD të përfundonte në gjykatë. Po e lënë Shqipërinë pa opozitën që ne duan, dhe kjo është tragjedia më e madhe e momentit”.



