
Analisti Shpëtim Nazarko në studion e MCN Live ka komentuar mbi situatën aktuale në Partinë Demokratike e cila po mbahet ‘peng’ i vulës në KQZ.
Ai tha se i qëndron faktit se Basha ka qenë gjithmonë kryetari i Partisë Demokratike dhe se ai është i vetmi që ka kuptuar dëmin që po i shkakton partia e Metës PD-së. Sipas tij, Berisha me non gratën e vetë ka shtuar krizën e PD, dhe në një formë apo tjetër bashkëpunimi me Metën do e dobësojë.
Në opinionin tim besoj se që nga lashtësia analiza është produkt i fakteve dhe nuk kam dyshuar asnjëherë se Basha nuk është kryetar i PD dhe mendoj se pas 2017 dhe akti i nxjerrjes së PD nga parlamenti ka qenë akt i Bashës, konspirative kjo por besoj se qëndron brenda vijës së logjikës. Në historinë para çadrës Basha për 3 javë rresht ka bërë politikë të tmerrshme kundër LSI dhe pastaj ndryshoi, ndërsa Berisha ishte në të drejtën e vetë që jo vetëm si babai i partisë por ishte i bindur se në 2019 vetëm me LSI mund ta mundte PS dhe në këtë sens heqja qafe e LSI në 2013 që mori një pjesë të administratës së PD çoi në 2017 në shumë vota mangët. Dhe ajo që po shohim tani ai takim nuk është gjë tjetër veçse një forcim i pozitave të Bashës. Edhe njerëzit po kuptojnë se Berisha dhe me non gratën e vetë që ka shtuar krizën e PD, në një formë apo tjetër do bashkëpunojë me Metën, por ne e dimë shumë mirë që pjesa e Berishës do fitojë shumë pak dhe do ketë shumë kandidatë të LSI. Pra në këtë linjë që bazohet në analizën time demokratët kanë një kryetar që në të gjitha rastet është Basha.
Në vijim, Nazarko tha se Basha është tërhequr nga partia brenda përbrenda, kur vete në KQZ kryetari i partisë është Basha. Sipas tij, e vetmja taktikë që mund të shpëtonte PD ishte të shkëputej nga LSI.
PD është kujdesur që të ketë një kryetar legal që në këtë rast është Basha. Ajo që pashë tek Celibashi dhe ishte mirë është se tha se duhet të vijë Basha si kryetar sepse midis kompetencës dhe përgjegjësisë ka një ndryshim. Ajo që shoh unë në lidhje me miopinë është se nëse të duket njëri që del në stadium dhe thotë kam 5 mijë veta nëse nuk i shoh me sy nuk e besoj. Në Shkodër PD ka fituar prej 30 vitesh por kohët e fundit ju keni parë fuqizimin e një partie tjetër që është PSD e Tom Doshit. Duke u bazuar tek numrat e vetmja taktikë që mund të shpëtonte PD ishte të shkëputej nga LSI dhe këtë shkëputje vetëm qorrat se shohin se atë e ka bërë Basha se ka bërë Berisha. Basha prej 2017 ka kuptuar se nga radhët e PD duhet flakur LSI, ndërsa Berisha po bën atë që po thellon më shumë krizën e PD, duke e dorëzuar të tërën në duart e Metës.



