Rritja e çmimit të energjisë për taksitë elektrike/ Mema: Më pak mundësi që operatorët të marrin flotë tjetër

Rritja e çmimit të energjisë për taksitë elektrike/ Mema: Më pak mundësi që operatorët të marrin flotë tjetër

Taksistëve që përdorin makina elektrike do tu shtohen kostot për shkak të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë që rriti me mbi 57% çmimin e energjisë elektrike për karikuesit publikë.

 

Dashnor Mema, kreu i Shoqatës së Urbanëve tha në studion e lajmeve të MCN Tv se kjo rritje do të ndikohë tek shoqëritë e transportit.

 

Sipas Memës, një rritje e mundshme e çmimit do të thotë më pak të ardhura për operatorët dhe më pak mundësi për të marrë flotë tjetër.

 

Tarifat e taksive funksionojnë me vendim të Këshillit Bashkiak, janë të paracaktuara për kilometër. Çdo rritje do të ndikojnë tek shoqëritë e transportit të kategorisë së taksive.

 

Një rritje e mundshme e çmimit do të thotë më pak të ardhura për operatorët dhe më pak mundësi për të marrë flotë tjetër. Shumica e operatorëve të taksie elektrike janë me kredi. Ndryshimi i politikave të herëpashershme ka efekt negativ dhe pasiguri për secilët nga operatorët. 

 

Për sektorin e taksive është në rritje të vazhdueshme. Ne pretendojnë dhe mendojmë që do të ketë mundësi për rritje të turistëve. Kur ke më pak kosto natyrisht në krahasim me karburantin duhet të ofrosh shërbim me çmim më të lirë. Në momentin që ka rritje çmimi është goditje pas shpine. Nuk janë të sigurt operatorët për të rritur fluksin e mjeteve.

 

Ka 4000-4500 taksi elektrike në Tiranë. 

 

Nga bisedat me operatorët, asnjë nuk e ka mundësi financiare për të marrë autobusë elektrike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy