Qyteti i tretë më i madh i Australisë hyn në karantinë

Qyteti i tretë më i madh i Australisë hyn në karantinë

Qyteti i tretë më i madh i Australisë, Brisbane dhe pjesë të tjera të shtetit Queensland kanë hyrë në një karantinë këtë të shtunë, ndërsa rastet me variantin Delta po rriten gjithnjë e më shumë.

Miliona banorë do të duhet të zbatojnë urdhrin për të qëndruar në shtëpia nga e shtuna pasdite për tre ditë, tha zëvendëskryeministri i shtetit Steven Miles.

“Ne kemi parë nga përvoja në shtetet e tjera se mënyra e vetme për të mposhtur variantin Delta është të lëvizësh shpejt, të jesh i shpejtë dhe i fortë”, tha Miles.

Deri më tani janë evidentuar 7 raste me variantin Delta në Queensland dhe kryesisht të lidhura me një nxënës shkolle, por autoritetet ende po përpiqen të gjurmojnë burimin e shpërthimit, tha Miles.

Qytetarëve nuk do tu lejohet të dalin nga shtëpia e tyre përveç se për arsye thelbësore, përfshirë blerjen e ushqimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy