Vula i kthehet Berishës, Kthupi: Opsioni me mbështetje më të madhe, formalizimi juridik i saj që sot është forcë politike ekzistuese (VIDEO)

Vula i kthehet Berishës, Kthupi: Opsioni me mbështetje më të madhe, formalizimi juridik i saj që sot është forcë politike ekzistuese (VIDEO)

Avokati Rezart Kthupi tha në studion e MCN Live se opsioni më mbështetjen më të madhe është që të shkohet drejt krijimit të një force të tjetër politike.

Sipas Kthupit, rrjedhjet janë normale.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Opsioni më mbështetjen më të madhe është të shkojmë drejt krijimit të një force tjetër politike.

Më saktë, drejt formalizimit juridik të saj që sot është forcë politike ekzistuese. Sot në kemi struktura,  kemi program, kemi identitet politik. Ajo që na mungon është emri. Për t’u konsideruar parti këto janë janë elementët e parë, pjesa tjetër është pjesa juridike e gjësë, të shkosh të regjistrohesh në gjykatë dhe të regjistrosh një identitet të ri politik.

Mungon vetëm formalizimi juridik i gjësë. Rrjedhjet janë normale. Në fund të ditës ke një grupim që bashkohej rreth ca kauzave të përbashkëta. Jo të gjithë e mendojnë njësoj. Do të ishte anormale po të mos kishte se do konsiderohet repart ushtarak.

Divorci është ligjor. Nuk mund të ketë më rikthime sepse në identitet jemi të ndryshëm. Ne mendojmë se drejtësia është drejtësia, nuk e komentojmë, as nuk e ezaurojmë. Mendojmë që partnerët tanë janë shumë të rëndësishëm. Mendojmë që reforma duhen të ndryshohet. Në këto pika nuk mund të kemi një qasje të përbashkët.

Në këtë pikë ajo që duhet të ndodhë është që ky grup ose do të ruajë identitetin e tij, ose do të shkrihet. Si mund ta ruash identitetin? Ka një diference me partitë e tjera të reja, ne vijmë nga një gjë e strukturuar partiake. Nuk ishim një grupim njerëzish që u mblodhëm dje dhe thamë të krijojmë një gjë të re. Ti vjen me një strukturë të ngritur tashmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy