Kush është zëvendësministri i Drejtësisë, pastori që martoi Erion Veliajn

Kush është zëvendësministri i Drejtësisë, pastori që martoi Erion Veliajn

Një pastor është mes 33 zëvendësministrave që kryeministri Rama prezantoi pak ditë më parë.

Toni Gogu është një prej personave të zgjedhur nga kryeministri Edi Rama si zëvendësministër i Drejtësisë pranë Etilda Gjonajt.

Përveç jetëshkrimit të pasur nga ana profesionale, Toni Gogu ka edhe një karrierë më shumë shpirtërore, pasi është pastor. Madje ka qenë ai që ka kurorëzuar në martës kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Gogu, ose ndryshe i njoshur si Pastor Genti, i është bashkuar Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë, si përfaqësues i fesë protestante.

Toni u bë besimtar në moshën 19-vjeçare në vitin 1991 kur sapo shqiptarët i ishin rikthyer praktikumit të fesë dhe besimeve të tyre pas ndalimi nga diktatura.

Gogu ka rrëfyer për “Albanianbiblesociety” se ishin një grup vullnetarësh anglezë që i kishin dhuruar një bibël dhe që pas kësaj ai u përfshi shumë në fenë e krishterë.

“Isha në një udhëtim”, babai im ishte ortodoks por në realitet prindërit e mi thanë se nuk kishte Perëndi. Kështu që unë isha ateist – por unë kurrë nuk kisha vënë në dyshim ateizmin tim”, ka thënë Gogu.

Në prezantimin e ti në Asamblenë Kombëtare të PS-së Rama tha se Toni Gogu ka punuar si drejtor në Bankën e Shqipërisë, në sektorin e depozitave.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy