Covid në 24 orë: 67 qytetarë të infektuar dhe një humbje jete në vend

Covid në 24 orë: 67 qytetarë të infektuar dhe një humbje jete në vend

Ministria e Shëndetësisë njofton se 67 qytetarë janë infektuar dhe një humbje jete është shënuar gjatë 24 orëve të fundit për shkak të covid-19 në Shqipëri.

Nga 1239 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 67 qytetarë, në këto bashki: 23 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 3 qytetarë në Elbasan, Dropull, Sarandë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Divjakë, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Gjirokastër, Mallakastër, Dibër, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Shkodër. 

Ndërkohë në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 82 vjeç.

Në të gjithë vendin, janë 1119 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 100 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,876 që nga fillimi i epidemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy