
Aleati i kancelares Angela Merkel nuk është i kënaqur me rezultatet e samitit të BE-së për emigrantët. Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, e ka kundështuar propozimin eMerkelit për t’i dërguar emigrantët e regjistruar në vende të tjera, të ashtuquajtura qendrat “Anker”.
Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve DPA, e cila citon burime të pranishme në një mbledhje të CSU-së, partia e Seehofer.
Aleati i Merkelit është shumë kritik në lidhje me rezultatet e samitit evropian mbi migracionin dhe i cilëson ato "joekuivalente" me atë çfarë ka propozuar vetë CSU-ja.
Vetë Merkel u shpreh në një prononcim për ZDF-në se marrëveshja e arritur me BE-në është fryt i një pune të madhe.
“Kemi bërë shumë për këtë marrëveshje. Sigurisht që nuk u ula në një cep dhe të rri e heshtur. Për këtë të jeni të sigurt”, i tha Merkel një gazetareje të ZDF-së, e cila e ngacmoi për rolin e saj në Europë, ku tashmë janë të tjerë ata që përcaktojnë axhendën politike.
“Nuk e shoh kështu”, ka shtuar Merkel në lidhje me këtë, duke theksuar se ndihet “e lumtur” që Franca ka një president të fortë dhe Austria ka një kancelar të ri në moshë.



