Më shumë se 103,000 njerëz janë aktualisht të shtruar në spital me Covid-19, hera e parë që totali ka arritur gjashtë shifra në gati katër muaj, sipas të dhënave më të fundit nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA.
Shtetet gjithashtu raportojnë rritje të numrit të fëmijëve të shtruar në spital. Në Illinois, ky numër pothuajse është trefishuar që nga fillimi i dhjetorit, tha të hënën guvernatori J. B. Pritzker. Komisionerja e Shëndetësisë në Neë Jersey, Judy Persichilli tha se numri i përgjithshëm i shtrimeve pediatrike në atë shtet është pothuajse dyfishuar në shtatë ditë.
Të dhënat e publikuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore javën e kaluar treguan se shtrimet në spitalet pediatrike kishin arritur një rekord të lartë.
Personat e shtruar në spital janë kryesisht të pavaksinuar. Sipas të dhënave më të fundit të CDC, normat kumulative të shtrimit në spital deri në nëntor janë rreth tetë herë më të larta për të rriturit e pavaksinuar dhe rreth 10 herë më të larta për fëmijët e pavaksinuar të moshës 12 deri në 17 vjeç.



