Katër vite më parë, Agron Duka e la Partinë Socialiste për tiu bashkuar Partisë Republikane. Ndërsa sot Duka ka vendosur të largohet edhe nga PR për tu emëruar në krye të Partisë Agrare Ambientaliste.
PAA është drejtuar për 25 vjet nga Lufter Xhuveli. PAA është aktualisht në koalicionin e djathtë por mbetet për tu parë në se Duka do të shkojë majtas me këtë parti, për tu kthyer atje ku e nisi politikën pranë PS-së.



