Lala: Ilir Shtufi nuk doli nga asgjëja, e shoh si një njeri që ka pasur fije të fshehta me pushtetin

Lala: Ilir Shtufi nuk doli nga asgjëja, e shoh si një njeri që ka pasur fije të fshehta me pushtetin

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar hetimet që po zhvillon SPAK ndaj ndërtuesit Ilir Shtufi, i cili dyshohet për pastrim të parave të ardhura nga trafiku i drogës përmes sektorit të ndërtimit.

 

Lala u ndal te lidhjet që janë përfolur ndër vite rreth biznesmenit, duke theksuar se shumë prej tyre mbeten në nivel aludimesh dhe se u takon organeve të drejtësisë t’i verifikojnë.

 

Është aluduar shpesh për lidhje me Shkëlzen Berishën, por kjo është diçka që i takon hetimit ta zbardhë. Po ashtu, emri i Shtufit është përfolur edhe në dosjen që lidhet me Belinda Ballukun, ndërsa del në lidhje edhe me funksionarë të Partisë Socialiste. Ai nuk doli nga asgjëja. Ka ngrënë nga të gjitha anët dhe kjo është arsyeja pse sot ngrihen kaq shumë pikëpyetje për mënyrën se si është ndërtuar aktiviteti i tij.

 

Sipas gazetares, dyshimet e ngritura nga SPAK lidhen me pastrimin e parave të Luçiano Koçekut përmes investimeve në ndërtim, ndërsa aspekti i lidhjeve politike mbetet ende objekt hetimi.

 

SPAK dyshon se ai ka pastruar paratë e Luçiano Koçekut. Për sa i përket lidhjeve politike, emri i tij del një herë në dosjen e Belinda Ballukut dhe prej vitesh është folur për lidhje me Shkëlzen Berishën. Megjithatë, këto elemente nuk përmenden në mënyrë të drejtpërdrejtë në dosje dhe për këtë arsye është prokuroria ajo që duhet të sqarojë deri ku shtrihen këto raporte dhe çfarë peshe kanë ato në hetim.

 

Lala foli edhe për interesat e dyshuara të grupit për investime në zonën e Palasës, duke përmendur dyshimet për falsifikim pronash dhe emra që sipas saj shfaqen në dosje.

 

Ai planifikonte të investonte edhe në Palasë. Kjo është një çështje që duhet hetuar nga prokuroria, sepse paralelisht me këto projekte ka dyshime se një pjesë e pronave në atë zonë janë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara. Arkitekti i këtij falsifikimi dyshohet të ketë qenë Artur Shehu. Në dosje ka gjithashtu një përmendje të Samir Manes, por sa i përfshirë është zoti Mane apo nëse ka përgjegjësi konkrete, është diçka që duhet të përcaktohet vetëm nga hetimet.

 

Në vijim, ajo renditi disa prej personazheve që, sipas materialeve hetimore, shfaqin interes për projekte ndërtimi dhe investime të rëndësishme.

 

Personazhe si Artur Shehu, Ilir Shtufi, Alfredo Hamzaj, që konsiderohet njeriu qendror te ‘Shqiponja e Zezë’ në Belgjikë, si edhe Artur Koçeku, kishin interes të ndërtonin. Shtufin e shoh si një njeri që ka pasur fije të fshehta me pushtetin. Në dosje flitet për tre pallate dhe për kulla, çka tregon përmasën e interesave ekonomike që po hetohen aktualisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy