Putin njoftoi mobilizimin e ushtrisë, shiten biletat e të gjithë fluturimeve jashtë Rusisë

Putin njoftoi mobilizimin e ushtrisë, shiten biletat e të gjithë fluturimeve jashtë Rusisë

Pothuajse të gjitha fluturimet jashtë Rusisë u shitën vetëm disa orë pasi Vladimir Putin deklaroi një mobilizim të pjesshëm të ushtrisë.

Të dhënat e Google Trends treguan një rritje të kërkimeve për Aviasales, uebsajti më i popullarizuar i Rusisë për blerjen e biletave të fluturimit, pasi deklarata e Putin nxiti frikën se disa burra në moshë për të luftuar, nuk do të lejohen që të largohen nga vendi.

Fluturimet nga Moska për në kryeqytetet e Gjeorgjisë, Turqisë dhe Armenisë, të gjitha destinacionet që lejojnë rusët të hyjnë pa vizë, u shitën brenda pak minutash nga njoftimi i Putinit, sipas të dhënave të Aviasales.

Brenda pak orësh, fluturimet direkte nga Moska në Azerbajxhan, Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan u zhdukën gjithashtu nga faqja e internetit.

Po ashtu, siç raporton ‘Reuters’, disa fluturime, nga Moska në Tbilisi, nuk ishin gjithashtu të disponueshme.

Fluturimet më të lira nga Moska në Dubai kushtonin më shumë se 300 mijë rubla ose 4320 paund, rreth pesëfishi i pagës mesatare mujore.

Kremlini nuk komentoi nëse kufijtë do të mbylleshin për ata që i nënshtrohen urdhrit të mobilizimit, por u kërkoi qytetarëve që të jenë të durueshëm deri sa ligji sqarohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy