GJK shqyrton mandatin e Olta Xhaçkës/ Bardhi: Kuvendi sfidoi vendimin e Kushtetueses! (VIDEO)

GJK shqyrton mandatin e Olta Xhaçkës/ Bardhi: Kuvendi sfidoi vendimin e Kushtetueses! (VIDEO)

Po shqyrtohet sot në Gjykatën Kushtetuese padia e PD për mandatin e Olta Xhaçkës.

Seanca e sotme mbahet pas padisë që u dorëzua më 24 prill nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Drupal Ad

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha ndër të tjera se Kuvendi sfidoi një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Pas një zvarritje ku janë përfshirë të gjitha institucionet në këtë procedurë, për herë të parë në historinë e Kuvendit një vendim i marrë është sfiduar nga Kuvendi i Shqipërisë përmes shpalljes së vetes si sovran ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Për kohën që kanë mbetur në këtë legjislaturë dhe duke marrë parasysh kohën kur zbardhet vendimi, kohën kur do hyjë në fuqi vendimi i GJK, kohën kur do ta zvarrisë më tej Kuvendi, legjislatura e këtij kuvendit dhe mandati i znj.Xhaçka përfundon vetë", tha ai.

  Në një raportim për MCN Live gazetari Andon Kello tha:

 

 

"Është hera e dytë që një padi e tillë dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Në 11 prill të këtij viti PS vendosi me shumicë votash të mos respektojë vendimin e GJK, por vendosi të lërë në fuqi mandatin e Olta Xhaçkës. PD dërgoi një padi të dytë me 44 firma deputetësh, dhe ditën e sotme ka filluar shqyrtimi i kësaj padie. Kreu i grupit parlamentar i PD Gazment Bardhi është paraqitur në seancë për të paraqitur të gjitha provat. Pritet që Gjykata Kushtetuese të vendos po njësoj për këtë padi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy