François Bayrou emërohet kryeministri i ri i Francës

François Bayrou emërohet kryeministri i ri i Francës

Më shumë se një javë pas rënies së qeverisë Barnier, e rrëzuar me një mocion mosbesimi, presidentri Macron emëroi këtë të premte François Bayrou  kryeministër të ri të Francës.

Në moshën 73-vjeçare, në të njëjtën moshë me paraardhësin e tij të krahut të djathtë, drejtuesi i MoDem bëhet kryeministri i katërt i Emmanuel Macron në më pak se një vit dhe i gjashti që nga viti 2017. 

Macron ka qenë nën presion për të zgjedhur një kryeministër që do të jetë në gjendje të kapërcejë ndarjet e thella në parlament dhe të miratojë me sukses një buxhet për të luftuar deficitin e zmadhuar të Francës.

Kush është François Bayrou?

Rrugëtimi politik i François Bayrou filloi në Pyrenees-Atlantiques. Ai u zgjodh këshilltar i përgjithshëm, më pas u bë deputet.

Bayrou u zgjodh gjithashtu kryebashkiak i Pau në prill 2014 dhe në 2020), pastaj president i komunitetit urban në Pau-Pyrénées (2014 dhe 2020).

Në vitin 1993 u emërua Ministër i Arsimit, detyrë të cilën e mbajti për më shumë se katër vjet.

Bayrou u zgjodh kryetar i UDF-së në vitin 1998 dhe, në vitin 2002, kandidatura e tij për Presidentin e Republikës mori dy milionë vota.

Lufta kundër borxhit ishte një nga pikat e tij të forta gjatë fushatës presidenciale të vitit 2007. Gjatë këtyre zgjedhjeve, ai fitoi gati 19% të votave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy