Atentati në Shkodër/ Bregu: Lici nuk ruhej nga askush, ka pasur një ‘dakordësi’ të heshtur mes fiseve (VIDEO)

Atentati në Shkodër/ Bregu: Lici nuk ruhej nga askush, ka pasur një ‘dakordësi’ të heshtur mes fiseve (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se vrasja e Hamza Licit, shënon viktimën e parë që lidhet drejtpërdrejt me familjet e dy krahëve, Bajrat dhe Lici, pasi viktimat e këtyre viteve kanë qenë bashkëpunëtorë apo persona që kishin lidhje me një nga grupet.

Historia e Shkodrës zgjat më shumë se dy dekada. Dy dekadat e fundit janë me shumë krime. Fjala polici, prokurori, drejtësi janë fjalë të huaja për Shkodrën, nuk konsiderohen fare.

Atentati i djeshëm ka shumë pikëpyetje të mëdha. Në momentin që gjendet i vdekur dhe i ekzekutuar Hamza Lici, të gjithë opinionit i shkon mendjen tek kundërshtarët e tyre, tek fisi Bajri që janë të njohur për problematikën e zhvilluar që kanë pasur për vite më radhë sidomos nga 2010-2018. Vite me shumë ekzekutime, por jo me ekzekutime që lidhen drejtpërdrejt me familjet e dy krahëve, por me bashkëpunëtore. Dy familjet asnjëherë nuk e kishin prekur më parë njëri-tjetrin. Nga 2014-2018 duke u menduar se është përplasje mes këtyre familje ka 10 viktima po asnjë nuk e ka mbiemrin as Bajri dhe as Lici.  Këtu nis e gjithë historia, pjesa tjetër është që vrasja ka ndodhur në Dobraç. Ndodh për herë të parë. Midis vetes njerëzit e kanë ndonjë dyshim se kush mund të jetë personi që e ka kryer këtë ekzekutim, apo lidhjet e tyre.

Bregu tha se qitësit kanë qenë të sofistikuar.

Ai është aksident. Po të ishte se kishin marrë plumba do mendoj se qitësit kishin gabuar. Është moskontroll i automjetit. Kanë qenë në vendin e gabuar. Qitësit nuk e kanë goditur motoçikletën, por kur kanë goditur makinën, e kanë goditur aq fort sa ka humbur kontrollin. Ajo që është si dinamikë e parë e vendit të ngjarjes, se do të ndërtohet disa herë brenda dy muajve.  Automjeti që ka qëlluar mbi automjetin që qarkullonin dy viktima ka qëlluar nja një distancë e madhe në fillim. Që të humbin kontrollin. Kur janë afruar ka pasur vetëm një tentativë nga mjeti i viktimave, ka qëlluar vetëm një herë. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri se kanë qenë në disfavor. Rruga është e ngushtë, i kanë ndenjur afër automjetit që të mos kishte dyshime se personat ishin në ndjekje.  Kanë qëlluar dy armë kallashnikov.

Mendohet që janë 4 persona se janë djegur 4 armë që janë gjetur të djegura në makinë. Por dy dritare ka nga ana e djathtë, ata kanë qëlluar nga xhamat.  Vrasësit kanë qenë të sofistikuar.

Bregu thotë se policia me anë të medias tenton të thotë që shënjestra ka qenë Lici, për një arsye se nëse do dilnim në përfundim që shënjestra ka qenë Bushati, përgjegjësia i bie këtij institucioni.

Sipas Bregut, Hamza Lici nuk ruhej nga askush pasi kishte një dakordësi të heshtur mes dy  grupeve.

Policia me anë të medias tenton të thotë që shënjestra ka qenë Lici, për një arsye se nëse do dilnim në përfundim që shënjestra ka qenë Bushati, përgjegjësia i bie policisë, që ky u tentuar të vritet më datë 10 dhe nuk ka marrë masë, dhe u ekzekutua me 30. I bën një lidhje me Licin për të shmangur përgjegjësinë e vet nëse ka qenë shënjestra Bushati. Kjo është arsyeja kryesore që unë mendoj se ku atentat ka shumë të panjohura. Vërtet mund të themi që në publik Licët dhe Bajrat janë armiq, por fakti që ndodh ngjarja në Dobraç, aty ku banojnë Bajrat mendoj që ka shumë të përbashkëta për të qenë një krim kaq i thjeshtë. Nuk mendoj se është kaq i thjeshtë nisur dhe nga vrasja e sofistikuar.

Hamza Lici nuk ruhej nga askush, vërtet mban pistoletë por nuk ruhej, makinë e ka jo të blinduar, shëtit në Shkodër. Lici nuk ruhej nga dikush, me ato që kemi dëgjuar sidomos nga Metamorfoza, bëhet fjalë për një pajtim. Për një dakordësi që të mos e ngacmojnë njëri-tjetrin dhe kjo është bërë në vitin 2021, 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy