Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për të cilën ai edhe e falënderon.
Mesazhi i Presidentit Trump shkruan Rama në rrjetin social "Facebook", ka ardhur pas urimit të bërë më herët nga kryeministri i Shqipërisë.
Në mesazh, Trump thotë se vlerëson mbështetjen dhe inkurajimin si dhe mundësitë e mëdha që kanë dy vendet për promovimin e stabilitetit global.
Rama:
Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin e tij ku shkruhet:
“I dashur Kryeministër,
Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.
Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.
Sinqerisht i Juaji,
Donald J.Trump”



