Zhdukja e dokumenteve 'top sekret' të Policisë së Shtetit, prokuroria nis hetimet

Zhdukja e dokumenteve 'top sekret' të Policisë së Shtetit, prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për zhdukjen e disa dokumenteve të klasifikuar si super sekrete nga kasaforta e ministrisë së Brendshme.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga burime të organit të akuzës. Pak ditë më parë ishte ish-kryeministri, Sali Berisha i cili, referuar denoncimit të “komisarit dixhital” pretendoi se bëhet fjalë për 28 dokumenta të cilat dyshohet se janë vjedhur nga kasaforta

Por të njëjtat burime nga Prokuroria pohojnë se hetimet kanë filluar shumë javë më parë se sa Berisha të bënte publik denoncimin në rrjetin social “Facebook”.

Gjithashtu mësohet se në krye të grupit hetimor është vënë pikërisht Petrit Fusha, drejtues i Prokurorisë Tiranë.

Berisha denonconte në FB se në këtë skandal janë përfshirë kreu i Krimeve të Rënda Ardian Cipa dhe ish­Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, por sipas kallëzimit të SHBÇA ende nuk ka një emër konkret të personit përgjegjës. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy