Baçi: Tregtarët serbë po blejnë delet e racës në Shqipëri. Qeveria të subvencionojë! S’ka konflikt mes fermerëve e përpunuesve

Baçi: Tregtarët serbë po blejnë delet e racës në Shqipëri. Qeveria të subvencionojë! S’ka konflikt mes fermerëve e përpunuesve

Deputeti i PD Luan Baçi foli në “MCN Economy” mbi protestën e fundit të fermerëve kundër rënies së çmimit të qumështit. Baçi tha se nuk ka konflikt mes fermerëve dhe përpunuesve të qumështit, por qeveria duhet të ndërhyjë me subvencione, në mënyrë që sektori të mos falimentojë. Ndër të tjera deputeti ndau një informacion, duke pretenduar se tregtarë serbë po blejnë delet e racës në Shqipëri, dhe shtoi se në Shqipëri po shpopullohet jo vetëm popullsia, por edhe blegtoria. 

Është mungesa e subvencioneve dhe e vëmendjes së qeverisë shqiptare. Qeveria gjithmonë është tregtuar indiferente ndaj kërkesave. Vet fermerët e organizuar kanë dalë dje në Urën e Kardhiqit dhe kanë protestuar. Dje kanë dalë në Levan qindra fermerë në mënyrë të pavarur, duke bërë një bllokim formal të rrugës për të tërhequr vëmendjen e qeverisë. Por qeveria lëshoi policinë si një lukuni larosh. Madje ka marrë protestues dhe i ka çuar në Komisariat. Një turp i vërtetë për drejtuesit e lartë të Policisë së Fierit. I kanë marrë tre orë pasi ka përfunduar protesta. Në mënyrë të qëllimte dhe selektive, që kanë marrë informacion që janë mbështetës të PD. Qeveria vepron si grevëthyes. Do bëjë ministrja një takim të fshehtë me disa fermerë, për t’i përçarë. Sot kam marrë vesh në bisedë me disa fermerë që shumë nga tregtarët serbë kanë zbritur në Shqipëri ku po blejnë delet e racës, po i marrin me kamionë dhe po i çojnë në Serbi. Po e shpopullojnë jo vetëm popullsinë, por edhe blegtorinë. Këtë duhet të shohë ministria e Bujqësisë. Duhet të ketë subvencione. Subvencionet në Kosovë, Malin e Zi, janë tre herë më të larta. Çmimet i vendos tregu. Përpunuesve s’duhet t’u biem më qafë. Përpunuesit dhe fermerët janë partnerë me njëri-tjetrin. E rregullojnë çmimin me anë të tregut. Shteti duhet të ndërhyjë vetëm duke subvencionuar fermerin. Ndryshe do ketë falimentim total. Çmimi këtu bie sepse të gjithë bulmetrat që hyjnë nga vendet e rajonit janë me çmim shumë të ulët. S’ka një konflikt mes përpunuesve dhe prodhuesve, por ka mosdhënie subvencioni nga qeveria”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy