Në hall për një stomatolog, qytetares nuk i heqin dhëmbin

Në hall për një stomatolog, qytetares nuk i heqin dhëmbin

“Xhadat” denoncoi rastin e zonjës Etleva Bregu e cila prej disa muajsh po sorollatet nga mjekët stomatologë të spitalit të Durrësit, të cilët nuk pranojnë t’i heqin dhëmbin. Kjo pasi zonja vuan nga zemra. Pak kohë më parë Etleva ka hequr një dhëmb po në spitalin e Durrësit, por ka pasur hemoragji. “Unë jam Etleva, prej 15 vitesh vuaj nga zemra, por problemi im tani është një dhëmb që nuk po ma heqin mjekët. Kam hequr një dhëmb para disa kohësh dhe më plasi hemoragjia dhe kanë frikë të ma heqin. Nuk duan të ma heqin as mjekët e shtetit as ata në privat. Mjeku në spitalin e Durrësit më tha se nuk ka mjete për të ma hequr kur shkova herën e fundit” . Denoncuesja me kamera të fshehtë shkoi sërish të kërkojë ndihmë tek mjeku stomatolog. Përgjigja e mjekut ishte se nuk ka mjete për të hequr dhëmbin dhe për këtë i thotë të shkojë dhe të ankohet në drejtori. Ndërsa infermierja e përzë jashtë. “Nuk kam mjete me çfarë të ta heq, shko ankohu në drejtori. Ta heq me gishta, kam frikë të ta heq“ - i thotë mjeku. Në lidhje me problemin dhe udhëkryqin në të cilin mjeku la pacienten ju drejtuam administratës së Spitalit të Durrësit, ku folëm me sekretaren e drejtoreshës, e cila ja kaloi stafetën koordinatorit të spitalit. Ky i fundit pas kërkesës së gazetarëve u zhduk, teksa gazetarja dhe pacientja u penguan të hyjnë në spital për të takuar mjekun stomatolog dhe kardiologen e spitalit nga punonjësit e sigurisë së Spitalit të Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy